Flash News

E-TJERA

Vrasja e Dorian Shkozës: Nuredin Dumani zbulon detaje të reja: Florenc Çapja më dha makinën

 Vrasja e Dorian Shkozës: Nuredin Dumani zbulon detaje të reja: Florenc

Në seancën e sotme për dosjen "Plumbi i Artë", Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e Dorian Shkozës. Dumani ka zbuluar se makinën që u përdor për vrasjen ia dha Florenc Çapja, i cili ia dorëzoi Elio Bitrit, i cili e çoi makinën në bishtin e Zhurit.

Dumani tha se Florenci e pa automjetin të djegur në TV dhe mendoi se ai mund të ishte përdorur për ndonjë "surprizë" tjetër, duke i shkruar atij dhe e konfirmuar ngjarjen.

Dumani ka ndarë detaje të tjera lidhur me marrëdhënien me Bitrin dhe takimet me Erion Alibeajn dhe Arjan Spahinë, duke përmendur gjithashtu se nuk ka pasur qëllim të vrasë Elio Bitrin. Ai ka sqaruar gjithashtu se Florenci ia dha makinën për t'i kthyer një tjetër, një Benz Class i errët me xhama të lyera.

Nuredin Dumani, një emër i njohur në botën e krimit, u arrestua më 29 mars 2022 në Fier, pas një incidenti të plagosjes dhe më pas u bë bashkëpunëtor i drejtësisë, duke zbuluar disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale në vend.

Të fundit