Flash News

E-TJERA

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, lihen në burg dy të arrestuarit si bashkëpunëtorë

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, lihen në burg dy të

Zyber Zagradi dhe Mario Pali janë lënë në burg pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e dyfishtë në Velipojë.

Në sallën e gjyqit, ata deklaruan se kishin mbërritur në momentin kur kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Zagradi dhe Pali thanë se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar ndërsa u shprehën se nuk e kanë pasur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë aty. Avokati mbrojtës Simon Pashku kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të tyre ndërsa prokurori Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” të cilën gjyqtarja Arta Llazari e pranoi.

Kamarieri Zyber Zagradi deklaroi gjithashtu se nuk e ka idenë se si ka mbetur i plagosur.

“Nuk e di si u plagosa, vetëm kur pashë këmbën me gjak dhe plagën e shkaktuar nga plumbi që kisha marrë”, dëshmoi ai.

Të fundit