Flash News

E-TJERA

Vrasja e Edmir Bregut, lihet në burg vëllai i deputetit të PS

Vrasja e Edmir Bregut, lihet në burg vëllai i deputetit të PS

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën arrest me burg në mungesë për Aleksandër Lahon i njohur si “Rrumi”.

E njëjta masën sigurie u la në fuqi dhe për vëllanë e tij Vullnet Muça dhe shtetasin Vlash Brahja të dyshuar për tjetërsimin e tokave në Gjirin e Lalzit.

Para Apelit të GJKKO doli dhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa arrest me burg.

Ai dyshohet si i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës në bashkëpunim me Aldo Avdylin.

 

Të fundit