Flash News

E-TJERA

Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe bashkëpunëtorin

Vrasja e Edmond Papës, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg

Gjykata e Tiranës ka dhënë 55 vite burg në total për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor 2022.

Togat e zeza pranuan kërkesën e Prokurorisë së Tiranës dhe dënuan me 30 vite burg Andreë Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje te armëve”.

Alban Velo u dënua me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim. Dy të pandehurit do të kryejnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin.

Edmond Papa u ekzekutua në 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”.

Të fundit