Flash News

E-TJERA

Vrasja e Edmond Papës, Prokuroria e Tiranës kërkon 55 vite burg për autorët e dyshuar

Vrasja e Edmond Papës, Prokuroria e Tiranës kërkon 55 vite burg

Prokuroria e Tiranës ka dhënë konkluzionet përfundimtare për dy autorët e dyshuar të vrasjes se biznesmenit Edmond Papa. Ngjarja ndodhi në muajin dhjetor 2022 në Tiranë.

Për Andre Bode, personin që dyshohet si ekzekutor i 49 vjeçarit, organi akuzës kërkoi nga Gjykata e Tiranës dënimin e tij me 30 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “mbajtje pa leje te armëve”

Ndërsa për Alban Velo prokuroria kërkoi 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Edmond Papa u ekzekutua në 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës në Tiranë. Autorët qëlluan 9 herë në drejtim të biznesmenit dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Të fundit