Flash News

E-TJERA

Vrasja e efektivit në Fier, flet nëna e Azgan Mërnicës: Debatuan dhe djali e qëlloi me armë

Vrasja e efektivit në Fier, flet nëna e Azgan Mërnicës:

Ajete Mërnica nëna e Azgan Mërnicaës i cili ditën e djeshme vrau efektivin Novruz Cenalia ë dëshminë e saj para policisë ajo ka deklaruar se sherri mes të rinjve nisi për kalimin në rrugën e ngushtë të fshatit. 

Më pas, sipas saj, ata dolën nga makinat dhe debatuan me fjalë. Në këto momente gruaja deklaroi se u tha të rinjve "mos, mos" disa herë por djali i saj me pas e qëlloi me pistoletë policin 28-vjeçar.

Ndërkohë 23-vjeçari vazhdon të jetë i lirë ndërsa vijojnë kërkimet intensive nga FNSH, RENEA dhe policia e Fierit për kapjen dhe arrestimin e tij. 

Gjithashtu mbeten të paqarta shkaqet që çuan në vrasjen e efektivit pak metra larg shtëpisë së tij. Cenaliaj ndodhej jashtë orarit të shërbimit kur u ekzekutua pasi ishte turn i dytë.

 

Të fundit