Flash News
Deputetët votojnë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit francez
Vritet CEO i kompanisë së madhe të sigurimeve në New York
Zjarri shkrumbon banesën në Lezhë, shpëtojnë anëtarët e familjes
Sherr masiv në Tiranë, tre të plagosur nga përplasja me sende të forta
Korçë/ 47-vjeçari gjendet i pajetë në makinë, rrethanat mbeten misterioze
Vrasja e efektivit të RENEA-s, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e paraqitur nga Ruhan Hiraj, pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal, i njohur si “Grupi i Zjarrit.” Hiraj është dënuar nga Apeli i Posaçëm me 15 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ngjarje e ndodhur 9 vite më parë.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Sandër Simoni nuk pranoi kërkesën e Hirajt për rishikimin e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm më 18 shkurt 2021.
Në qershor të vitit 2015 në Lazarat mbeti i vrarë me armë zjarri efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, si dhe u plagosën dy kolegët e tij, Jetmir Isaj dhe Perlat Shpati. Në mesnatën e 24 qershorit të atij viti, disa grupe policie u përballën me një automjet tip Benz në Lazarat, i cili ishte i mbushur me lëndë narkotike dhe një arsenal armësh.