Flash News

E-TJERA

Vrasja e Eglantina Bucit/ “Më detyruan të shkoja me 50 burra në një natë”, njerka rrëfen bisedën: Më përdorin koka shteti për prostitucion

Vrasja e Eglantina Bucit/ “Më detyruan të shkoja me 50 burra

Eglantina Bucit u vra në Malin me Gropa në shtator të vitit 2012, në vendin e quajtur “Mali i Fagut”, në komunën Shëngjergj. Ngjarja u zbardh pas 8 vitesh, nga një bashkëpuntor i drejtësisë dhe të akuzuar si autorë të vrasjes së saj sot janë në qeli, babai dhe vëllai i Eglantinës, Faik dhe Shkëlzen Buci, por ata ende nuk e kanë pranuar krimin.

Njerka e Eglntina Bucit, në një intervistë për emisionin "Me zemër të hapur", tregon se si pa kuptuar askush, Eglantina kishte ikur nga shtëpia, ndërsa shfrytëzohej për prostitucion nga ata që i cilësonte ‘koka shteti’.

Njerka tregon se Eglantina i ka treguar se në një natë e kanë detyruar të prostituojë me 50 persona. Ajo tregon dhe se gjatë kohës që e kërkonin i ka ndihmuar vetëm një polic i cili e ka gjetur Eglantinën nudo në një lokal nate.

E mban mend momentin kur iku?

Unë jam e sëmurë, jam invalidë. Isha atë ditë në vizitë me doktorin. Faiku më çoi në spital. Ardi, djali që më ka vdekur, mori në telefon. I thamë Eglantinës shko e merr disa lekë dhe mi jep mamit se do ikim në spital. I thamë; A po vjen me ne në spital? Jo më tha do rrijë me Ardin. Unë duke pritur në spital, mori djali; ‘O ba, eja se Eglantina nuk duket kurrkund’. Ne menduam se kishte ikur me të fejuarin. E morëm në telefon dhe tha se jo. Denoncuam në polici. Por policia ka faj. Ata e dinë se kush është fajtori. Dihen të gjithë. Edhe dëshmitari ka dorë. Tri ditë më parë ka ardhur në makinë e bardhë, ndali para shtëpisë. U çua Faiku dhe pa një tullac me bluzë me krah të shkurtër. Nuk dyshuam asgjë. Se dinim që vajza e fejuar mund të ikte. Se di me sa persona ka ikur Eglantina. Ajo e dinte që ne kishim disa lekë. Shkëlzeni punonte shumë. Kishte një dyqan te 9-katëshet. Ajo mori 18 milion e gjysëm, dhe të gjithë florinjtë që i dha ai djali. Mori dhe një çantë dore.

Kur u kthye ajo?

Eglantina na ka thënë; O mami mos më kërkoni. Jam me koka të shtetit. Jam duke më përdor shteti mam. Ata persona paguheshin. Vajza ka kryer prostitucion te Selvia, në Vlorë, në Don Bosko. Ajo ka thënë që; ky personi më ka marrë lekët, dhe më ka detyruar që të prostituojë. Ata e kanë torturuar, e kanë rrahur. E kanë çuar në plazh dhe thoshte se brenda një nate e kanë detyruar 50 persona. Vetëm dy byrekë në ditë. Kam frikë me fol se jam vetëm.

A je kërcënuar?

Jam kërcënuar dhe më kanë lënë fishekë pistolete te porta. Kur na rrëmbyen vajzën. Na e kërkonin vajzën me këmbëngulje. “Po të duash t’i i mbledh njerëzit që mos ta kërkojnë Elgantinë”, më thanë. U vunë të gjithë në lëvizje për të gjetur Eglantinën. Vetëm një polic na ndihmoi dhe atje ka gjetur vajzën nudo krejt në një lokal nate. E kanë çuar në shtëpi, e kanë veshur, e kanë çuar në rajon pastaj. Na njoftuan më pas ne me Faikun që të shkonin në polici.

A kishte frikë Eglantina nga babai dhe Faiku?

Jo kurrë në jetë. Ajo është e vdekur, por dhe ne jemi të vdekur, por në jetë.

Njerka tregon më tej se Eglantina nuk pranonte të jetonte me ta dhe se e kishin nxjerrë nga shtëpia kudo që kishte vajtur. Teksa këmbëngul në pafajësinë e Faikut dhe djalit të tij Shkëlzenit, ajo tregon se babai i Eglantinës e përjetoi keq lajmin.

“Skam ditur gjë. Kur vdiq djali, i kam thënë Elonës, di gjë ku është Eglantina se e ka vëlla, të vijë. Pasi ka dalë nga qendra nuk e di ku ka jetuar. Një herë kishte jetuar tek xhaja i vet, Bashkimi. Bashkimi e kishte nxjerrë jashtë, ka shkuar tek Elona. Prej tek Elona ka dalë, ka shkuar tek nëna e vet, nga nëna e saj e kanë nxjerrë dajat jashtë. Nuk vinte në shtëpi, thoshte do bëj jetën time. I thosha hajde moj mam”, tregoi ajo detaje nga jeta para vrasjes së të resë.

Ajo deklaroi se Shkëlzeni është kërcënuar në burg që të pranonte autorësinë e vrasjes dhe se ai është një djalë i vuajtur, por i respektuar dhe besimtar. Gruaja i bëri thirrje drejtuesve të shtetit dhe organeve të drejtësisë të zbardhin vrasjen e Eglantinës dhe të çojnë pas hekurave autorët e vërtetë.

“Faikut i ka ikur mendja. Shkëlzeni thoshte do dalë ai që ia ka bërë këtë motrës ime dhe thotë unë do ia marr hakun motrës sime dhe sot thotë (qan). Shkëlzenin dhe në burg e kanë kërcënuar që të pranonte. Nga e njoh unë Shkëlzenin, çfarë prejardhje ka, çfarë respekti e sjelljeje, ai është falur 5 vakte në xhami…Për punën e vajzës me jetën time iu hyj garant, nuk kanë dorë as Faiku dhe as Shkëlzeni. Ajo dëshmi për atë që ka ndodhur tek shkolla që ka qenë i akuzuar. Shkëlzeni ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë më herët dhe më pas është tërhequr. I thashë pse nuk bashkëpunove me shtetin. Kam bërë shumë mund për t’i rritur. I bëj thirrje presidentit, Edi Ramës, shtetit të zbardhin vrasjen e Eglantinës”, deklaroi gruaja.

Të fundit