Flash News

E-TJERA

Vrasja e Egli Progës, gjykata e Korçës lë në burg tre dëshmitarët

Vrasja e Egli Progës, gjykata e Korçës lë në burg tre

Tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës në Pogradec, Voltan Shkullaku, Arjan Manellari dhe Leonidha Guçe u lanë në burg nga Gjykata e Korçës.

Të tre mohuan të lenë ndërhyrë në kamerat e sigurisë të lokalit për të fshirë pamjet ku shfaqej momenti i vrasjes së Progës.

Avokatët mbrojtës kundërshtuan kërkesën e Prokurorisë për ‘arrest me burg’ duke kërkuar detyrim paraqitje sepse sipas tyre të proceduarit ishin paraqitur rregullisht para oficerit të prokurorisë gjyqësore.

Pamjet e serverit të kamerave të sigurisë së lokalit të Voltan Shkullakut janë ekspertuar në Bullgari dhe pritet edhe rikthimi i pamjeve.

Të fundit