Flash News

E-TJERA

Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës liron nga qelia dy të akuzuarit: Kanë përfunduar afatet e paraburgimit

Vrasja e Egli Progës, Gjykata e Korçës liron nga qelia dy

Gjykata e Korçës ka vendosur të zbutë masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të arrestuar lidhur me vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Pas 15 muajsh në paraburgim në Drenovë, gjykata ka vendosur që të dy të qëndrojnë në arrest shtëpie, pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit.

Hetimet e Prokurorisë së Korçës vazhdojnë, ndërsa autoritetet janë ende në pritje të akt-ekspertimit, ku është konstatuar se një pjesë e pamjeve filmike është e fshirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të këtij viti në Pogradec, ku mbeti i vrarë Egli Proga.

Për shkak të një sherri për motive të dobëta, Meçe dhe Proga dyshohet në gjendje të dehur, janë konfliktuar fizikisht jashtë ambienteve të një lokali. 42-vjeçari pasi është dhunuar është futur në ambientet e brendshme të lokalit për disa minuta dhe pasi ka dalë jashtë ka rënë në rrugë pa ndjenja.

Pas vrasjes, policia identifikoi disa të dyshuar dhe nisi një hetim të gjerë, duke përfshirë marrjen e pamjeve filmike nga vendngjarja. Megjithatë, një pjesë e këtyre pamjeve rezultoi e fshirë, duke vështirësuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Përveç dy të arrestuarve kryesorë, janë identifikuar edhe dy persona të tjerë të cilët akuzohen për moskallëzim krimi dhe pengim të zbardhjes së të vërtetës, duke nxjerrë në pah rëndësinë e hetimeve që vijojnë.

Të fundit