Flash News
Berisha i drejtohet SPAK-ut: Më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje Ramës
Aksident te Unaza e Madhe në Tiranë, 2 të plagosur
Emri/ Aksident në Fushë-Arrëz, humb jetën shoferi
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Rrumbullaku kapet me mediat: Do marrim masa për dezinformim!
Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me vdekjen e Eglantin Progës në Pogradec.
Ai e ka e ka cilësuar si skandaloze aludimet se policia e shtetit tentoi që të fshehë ngjarjen.
Reagimi i Muhamet Rrumbullakut:
‘Ka vijuar një dezinformim dhe keqinformim lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec ku humbi jetën një 42-vjeçar. Jam i detyruar të informoj publikun se aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të Pogradecit është i pabazë. Është skandaloz pasi nuk ka asnjë provë.
Në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar të fshihet apo të minimizohet ngjarje e rëndë. Është vlerësuar maksimalisht nga komisariati i Pogradecit.
Është shkuar në vend ngjarje, janë sekuestruar kamerat e ambienteve përreth, janë shoqëruar disa persona, janë kryer veprimet e hetimeve. Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes.
Është identifikuar autori dhe arrestuar tre të tjerë për moskallëzim krimi. Drejtoria e Policisë Korçë ka dhënë njoftimin e parë zyrtarë, që për arsye të ndryshme u deformua dhe u mohua.
Baltosja në këtë rast është jo thjeshtë e pabazuar por është e dënuar moralisht dhe ligjshmërisht. Dua tu bëj me dije se do të ndërmerren hapa ligjore për të bërë deri ën fund transparencë mbi shkaqet e këtij dezinformomi. Ngjarjet janë të qarta si drita e diellit. Ne e kemi referuar si vrasje me dashje’, tha Rrumbullaku.