Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ergys Dashit në Ekuador, Hoxha: Punonte për një grup në Tiranë, ishte pikë kontakti

Vrasja e Ergys Dashit në Ekuador, Hoxha: Punonte për një grup

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë të tjera detaje për vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar, Ergys Dashi, në Ekuador më 22 janar. Dashi dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e narkotikëve.

Në studion e ‘Opinion’, Hoxha u shpreh se Dashi punonte për llogari të një grupi të fuqishëm kriminal dhe shërbente si një pikë kontakti. Hoxha theksoi se ishte Dashi ai që dërgonte ngarkesat nga Ekuadori drejt Gjermanisë.

“Ai ishte si pikë kontakti që nis dërgesat nga andej për në Gjermani. Ka përdorur linjë ajrore, nis me kargo ngarkesa të vogla, punon për një grup shumë të fuqishëm në kryeqytet, në Shqipëri, në Tiranë. Nuk është një nga ata personazhet e mëdhenj. Në Frankfurt i kanë çuar kryesisht ngarkesat dhe tregu i këtij grupi është Gjermania”, u shpreh Hoxha.

Të fundit