Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ermir Dedjas, arrestohen dy persona, kontrabanduan mjetin që u përdor nga autorët

Vrasja e Ermir Dedjas, arrestohen dy persona, kontrabanduan mjetin që u

Janë arrestaur dy persona si të përfshirë në vrasjen e Ermir Dedjas në Durrës. Të arrestuarit kanë kontrabanduar automjetin me të cilin lëvizën autorët e ngjarjes.

Janë arrestuar E. N., 36 vjeç, dhe K. B., 35 vjeç.

“Në vijim të veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vrasjes së shtetasit E. D., 2 javë më parë, në lagjen nr.18, në Durrës, bazuar në provat e siguruara nga hetimi:

-u ndaluan shtetasit E. N., 36 vjeç, banues në fshatin Shkallnur dhe K. B., 35 vjeç, banues në Durres, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera"; 

-u shpall në kërkim shtetasi Xh. D., 33 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe "Kontrabanda me mallra të tjera". 

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kane kontrabanduar në Shqipëri, 2 automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së shtetasit E. D.  

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të automjetit tjetër tip “Seat”, i cili ishte kontrabanduar me qëllim për t’u përdorur për një ngjarje tjetër kriminale. 

Në kuadër të hetimeve, 2 ditë pas ngjarjes, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim shtetasin shqiptar E. N., 44 vjeç, banues në fshatin Rrashbull dhe shtetasin maroken M. D., 46 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.  

Të 3 shtetasit e shpallur në kërkim rezultojnë jashtë vendit. Vijon puna në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e tyre. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë veprimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njofton policia.

Të fundit