Flash News

E-TJERA

Vrasja e Faik Ajdinit, Gjykata le në burg Skënder Ajdinin dhe të birin

Vrasja e Faik Ajdinit, Gjykata le në burg Skënder Ajdinin dhe të

Gjykata e Gjirokastës, ka dhënë masat e arrestit për Skënder dhe Bledar Ajdini (babë e bir), të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë.

U raportua se Gjykata ka vendosur arrest me burg për Skënder Ajdini dhe “detyrim paraqitjeje” për të birin Bledar Ajdini.

Vrasja ndodhi në fshatin Zhapokikë  të Memaliajt dhe u nxit nga çifti që jetonte në banesën, që një gardh e ndante me banesën e viktimës.

Lidhur me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa ka deklaruar se autorë të krimit janë: Skënder Ajdini dhe Blerti Kanushi, të cilët akuzohen për “vrasje me paramendim”.

 

Të fundit