Flash News

E-TJERA

Vrasja e Florian Lamçes, dënohet me 18 vite burg Sanxhaktari, dhëndri i Qazim Sejdinit

Vrasja e Florian Lamçes, dënohet me 18 vite burg Sanxhaktari,

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Sanxhaktari akuzohet se vrau më 30 korrik të vitit 2020, Florian Lamçen në në ambientet e lokal “Piazza del sol”, në qendër të Elbasanit. Bashkë me Sanxhaktarin u dënua me 18 vite burg edhe Ardiano Hajdari.

Sanxhaktari, Lamçe, Hajdari dhe tre persona të tjerë kishin konsumuar pije alkoolike dhe më pas ishin konfliktuar me njëri tjetrin.

Përplasja kishte vazhduar me përdorimin e sendeve të forta dhe si pasojë shtetasi Florian Lamçe humbi jetën. Dhëndri i ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdinit dëshmoi për policinë se me viktimën kishin pasur lidhje miqësie dhe se ishte i shokuar për ngjarjen, pasi nuk mbante mend asgjë.

Të fundit