Flash News

E-TJERA

Vrasja e Florian Lamçes/ Prokuroria mbyll hetimet, çon për gjykim dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdinit

Vrasja e Florian Lamçes/ Prokuroria mbyll hetimet, çon për

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për vrasjen e Florian Lamçes dhe ka çuar në gjykatë dosjen. Për gjykim është dërguar edhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdinit. Adriano Hajdari është çuar gjithashtu për gjykim.

Ngjarja ndodhi në korrik të vitit të kaluar në ambientet e lokal “Piazza del sol”, në qendër të Elbasanit. Sanxhaktari, Lamçe, Hajdari dhe tre persona të tjerë kishin konsumuar pije alkoolike dhe më pas ishin konfliktuar me njëri tjetrin.

Përplasja kishte vazhduar me përdorimin e sendeve të forta dhe si pasojë shtetasi Florian Lamçe humbi jetën. Dhëndri i ish-kryetarit të bashksië së Elbasanit, Qazim Sejdinit dëshmoi për policinë se me viktimën kishin pasur lidhje miqësie dhe se ishte i shokuar për ngjarjen, pasi nuk mbante mend asgjë. Sanxhaktari është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi ka konsumuar vepra penale edhe më herët.

Të fundit