Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Vrasja e gazetares malazeze/ Hetuesit: Autorët e morën eksplozivin nga Shqipëria, dyshohet për një bombë të tretë
Hetuesit malazezë kanë hedhur dritë mbi vrasjen e gazetares malteze Daphne Caruana Galizia e cila u ekzekutua nga një eksploziv.
Sipas mediave të huaja, vëllezërit të cilët dyshohet të jenë autorë të shpërthimit të komanduar që ëcoi në vrasjes e gazetares, mendohet të kenë edhe një bombë tjetër të fshehur në ishull.
Sunday Times raporton se dy vëllezërit Maksar, Adrian dhe Robert Agius, u pajisën me tre bomba të importuara nga Shqipëria. Aludimet janë se bombat mund të jenë sjellë në dhjetor 2016 ose në janar 2017.
Sipas policisë Vella ka bërë tre vizita në Shqipëri të cilat besohet se janë bërë në kuadër të takimeve të tij me organizatat kriminale.
Njëra nga bombat u përdor për të ekzekutuar Romeo Bone, i cili arriti t’i mbijetonte shpërthimit të makinës, dhe tjetra për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.
Sipas të dhënave që autorët dyshohet të kenë dhënë, se bomba përmbante rreth 500 g pelte shpërthyese, ishte bërë prej çeliku inox, i sofistikuar dhe ishte i prodhuar qartë nga jashtë. Kishte një shtresë të trashë metalike dhe kishte një vend për një kartë SIM.
Autorët e lidhën eksplozivin me një shishe të mbushur me benzinë për ta bërë akoma më shumë shkatërrues. Në qershor 2021, policia zbuloi një magazinë armësh, përfshirë pushkë automatike sulmi dhe shpërthyes bombash, të fshehura në det.
Dy vëllezërit, Robert Agius dhe Vella janë akuzuar për furnizimin e bombës që vrau Daphne, ndërsa Adrian Agius besohet se ishte përfshirë.
Janë dhënë detaje të tjera mbi operacionet e kontrabandës së Agius, e cila mbulon drogën, armët dhe cigaret kontrabandë. Thuhet se policia ka identifikuar dërgesat nga Peru në Holandë, marrëveshje me narkotrafikantët holandezë dhe mafian italiane, dhe një operacion cigaresh kontrabandë nga Libia në Mbretërinë e Bashkuar.
Vëllezërit Maksar kuptohet se janë dy nga anëtarët më të shquar të nëntokës kriminale të Maltës me interes në një numër aktivitetesh kriminale, si në Maltë ashtu edhe jashtë saj.
Rrjeti kriminal i Agius shtrihet në një seri vrasjesh të dhunshme midis anëtarëve të bandës duke i bërë vëllezërit Maksar aktorë kryesorë në botën e kontrabandës në lidhje me grupet e krimit të organizuar libian, rumun dhe shqiptarë.
Vëllezërit janë djem të Raymond Agius ‘tal-Maksar’, i cili gjithashtu besohet se ka vepruar si një kontrabandist cigaresh kontrabandë.
Raymond Agius u vra në vitin 2008, u qëllua dy herë në kokë në Butterfly Bar në Birkirkara, në atë që policia beson se ishte një goditje e synuar nga një rival. Askush nuk u akuzua për vrasjen. Romeo Bone besohet se është përfshirë dhe madje është marrë në pyetje nga policia.