Flash News

E-TJERA

Vrasja e Gentian Bejtjas, shefi i policisë tregon detaje: Ja çfarë u gjet në makinën e autorëve

Vrasja e Gentian Bejtjas, shefi i policisë tregon detaje: Ja

Shefi i komisariatit të Fushë Krujës, Kreshnik Alimadhi tregoi për mediat se janë duke u kryer hetime për identifikimin dhe vrasësit e ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja. Ai tha se pasi kryen krimin kanë djegur makinën që përdorën dhe brenda saj janë gjetur 4 kallashnikovë.

“Në vendngjarje rezultoi se është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi Gentjan Bejtja. Është formuar grupi hetimor që po merret me hetimet. Pas ngjarjes, në fshatin Hasan u gjend edhe automjeti i djegur që dyshohet të jetë i autorëve.

Brenda automjetit janë gjetur 4 armë zjarri. Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet, nuk mund të jap detaje të tjera të hollësishme” tha për mediat shefi i komisariatit të Fushë Krujës.

Të fundit