Flash News

E-TJERA

Vrasja e Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës liron nga qelia një nga të akuzuarit

Vrasja e Gentjan Bejtjas, Gjykata e Tiranës liron nga qelia një nga

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Edison Haxhiun, i akuzuar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës.

Masa për Haxhiun u shua për tejkalim të afateve. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqarajt, nën akuzë për vrasjen e Bejtjas.

Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshëri automatiku, pasditen e 15 marsit 2023, brenda serës me domate në oborrin e shtëpisë. Nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e oborrit të banesës zbritën 3 persona, të cilët hynë qetësisht dhe zbrazën breshëri plumbash drejt tij dhe po aq qetësisht u larguan.

Të fundit