Flash News

E-TJERA

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

Policia ka vënë në pranga Gjon Shkambin, xhaxhanë e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit.

Gjon Shkambi u arrestua për ‘vrasje në bashkëpunim’, ndërsa punonjësi i sigurisë për ‘shpërdorim detyre’.

Autori i ngjarjes, Elvis Shkambi, 30 vjeç nga Shkodra, ndodhej në sallën e gjyqit së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi. Ai nxori nga brezi pistoletën dhe qëlloi tre herë drejt gjyqtarit Kalaja, duke plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, me të cilët kishte qenë në konflikt pronësie.

Të fundit