Flash News

E-TJERA

Vrasja e gjyqtarit/ Delegacioni i BE-së: Nevojë urgjente që Shqipëria të rrisë sigurinë e trupës gjyqësore

Vrasja e gjyqtarit/ Delegacioni i BE-së: Nevojë urgjente që

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

Delegacioni shkruan ndër të tjera se ky rast tragjik thekson nevojën urgjente për rritjen e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, si dhe për marrjen e masave të menjëhershme për garantimin e sigurisë në ambientet e gjykatave.

Reagimi i Delegacionit të BE-së:

EUDEL është i tronditur nga akti i dhunës që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë.

Ne dënojmë fuqimisht këtë akt kriminal.

I shprehim ngushëllimet më të thella familjes së gjyqtarit Kalaja.

Kjo tragjedi thekson nevojën urgjente që Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në sallat e gjyqit.

BE qëndron e palëkundur në mbështetjen e reformës në drejtësi dhe në mbrojtjen e sundimit të ligjit në vend.

Të fundit