Flash News

E-TJERA

Vrasja e gjyqtarit, Gjokutaj: Masa e vetme qe garanton sigurinë, largimi i kësaj qeverie

Vrasja e gjyqtarit, Gjokutaj: Masa e vetme qe garanton sigurinë, largimi i

Avokati i njohur Genci Gjokutaj deklaron se masa e vetme qe garanton sigurinë juridike, publike, drejtësinë dhe shoqërinë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, është largimi i kësaj qeverie. 

Në rrjetet sociale, Gjokutaj shkruan se Reforma në Drejtësi në vend që të prodhonte Ligj dhe Drejtësi solli hakmarrjen kriminale ndaj vetë sistemit. 

"Kam ndjekur me vëmendje dhe shqetësim informacionet dhe reagimet në lidhje me vrasjen e shekullit atë të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja!
Ngushëllimet më të përzemërta Familjes, miqve dhe kolegëve të të
Ndjerit!
Por po me aq tronditje dhe shqetësim dëgjoj edhe mendimet dhe opinionet në lidhje me masat që duhen marrë për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen!
Unë mendoj se masa e vetme qe garanton sigurinë juridike, publike, drejtësinë dhe shoqërinë në përgjithësi është largimi i kësaj qeverie dhe mazhorance nga pushteti!
Çdo mase tjetër e marrë nga ky pushtet shkaktar i kësaj situate kaotike të ligjit dhe rendit veçse do të zgjaste agoninë e shoqërisë shqiptare!
Sepse Reforma në Drejtësi në vend që të prodhonte Ligj dhe Drejtësi solli hakmarrjen kriminale ndaj vetë sistemit!
Dhe kjo jo rastësisht! Dhe jo pa autorin e vërtetë!", shkruan Gjokutaj. 

Të fundit