Flash News

E-TJERA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon OSBE: Sulm ndaj shtetit të së drejtës

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon OSBE: Sulm ndaj shtetit të së

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit këtë të hënë.

Në një reagim zyrtar, OSBE ka dënuar me forcë ngjarjen e rëndë, ndërsa ka theksuar se sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Reagimi

Jemi thellësisht të tronditur dhe të hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, që i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë.

I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.

Prezenca e OSBE-së dënon me forcë këtë akt të dhunshëm. Sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Ndërsa rrethanat e plota të sulmit janë ende nën hetim, ne mirëpresim arrestimin e shpejtë të autorit të dyshuar dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të vendosjes së drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.

Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Të fundit