Flash News

E-TJERA

Vrasja e gjyqtarit, Prokuroria e Apelit: Pasojë e përdorimit të gjuhës së urrejtjes e denigrimit të figurës së magjistratit

Vrasja e gjyqtarit, Prokuroria e Apelit: Pasojë e përdorimit të

Prokuroria e Apeli ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa dha vendimin kundër autorit të ngjarjes së rënë të hënën e 6 tetorit.

Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria e Apelit teksa shpreh ngushëllimet për familjen e gjyqtarit, trupa e prokurorëve dënon me forcë këtë akt kriminal ndaj gjyqtarit të nderuar Astrit Kalaja, një figurë e respektuar e sistemit të drejtësisë dhe një profesionist i palodhur në shërbim të ligjit dhe qytetarëve.

Ndër të tjera, Prokuroria e Apelit, njëkohësisht dënon çdo akt dhune që cenon figurën e magjistratit, duke e cilësuar një kambanë alarmi, pasi sulmi ndaj tij është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës.

‘Kjo ngjarje duhet të jetë një kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes, denigrimit të figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore’, thotë Prokuroria e Apelit në përmbyllje të reagimit zyrtar.

ROKURORIA PRANË GJYKATËS SË APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Deklaratë e Prokurorisë së Apelit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e tronditur nga ngjarja kriminale që solli humbjen e jetës së gjyqtarit Astrit Kalaja, shpreh dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.

Trupa e prokurorëve dënon me forcë këtë akt kriminal ndaj gjyqtarit të nderuar Astrit Kalaja, një figurë e respektuar e sistemit të drejtësisë dhe një profesionist i palodhur në shërbim të ligjit dhe qytetarëve, dhe njëkohësisht dënon çdo akt dhune që cënon figurën e magjistratit, sepse sulmi ndaj tij është një sulm i drejtëpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës.

Kjo ngjarje duhet të jetë një këmbanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes, denigrimit të figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore.

Të fundit