Flash News

E-TJERA

Vrasja e gjyqtarit, Prokuroria e Përgjithshme: Ngjarje e rëndë, cenon funksionimin e shtetit ligjor

Vrasja e gjyqtarit, Prokuroria e Përgjithshme: Ngjarje e rëndë,

Prokurori i Përgjithshëm e ka cilësuar ngjarjen e sotme ku në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë, si një goditje të rëndë ndaj shtetit ligjor dhe sigurisë së magjistratëve në vend.

Në deklaratën për mediat, Prokuroria ka përcjellë ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm e të plotë për zbardhjen e rrethanave të atentatit, duke theksuar se sulmi ndaj një gjyqtari përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për funksionimin e sistemit të drejtësisë.

Reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm: 

Reagim i Prokurorit të Përgjithshëm për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor.

Prokurori i Përgjithshmëm i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistrateve në të gjitha aspektet.

Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Të fundit