All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, DW: Më shumë siguri në gjykata!

All - Paragraf - 1

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, DW: Më shumë siguri në

Një rast i paprecedent është shënuar pasditen e së hënës në Tiranë, kur gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, është qëlluar për vdekje në sallën e gjyqit.

All - Paragraf - 3

Nga të dhënat paraprake të grupit hetimor mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:40, teksa gjyqtari po lexonte vendimin për një çështje pronësie.

Shkak, gjyqi për pronësinë

Sipas Policisë së Shtetit, autori i dyshuar, 30-vjeçari E.Sh. palë në proces, hapi zjarr ndaj gjyqtarit dhe ndaj dy personave të tjerë të pranishëm në sallë, babë e bir, R.K. 65 vjeç dhe E.K. 45 vjeç, të cilët mësohet të jenë rivalët gjqësorë. 

Po sipas burimeve policore, gjyqtari Kalaja humbi jetën në vend, ndërsa dy të plagosurit u transportuan në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët policorë mundën të arrestojnë pak çaste pas ngjarjes 30-vjeçarin dhe sekuestruan armën e krimit. Mësohet se para grupit hetimor, ai e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, me argumentin se "gjyqtari dha vendim në favor të palës tjetër”.

Detaji i cili mbetet ende i paqartë për grupin e hetimit, është fakti se si autori i dyshuar për ngjarjen ka mundur të hyjë në mjediset e brendshme të sallës së gjyqit, i armatosur. Sekuestrimi i pamjeve filmike dhe marrja e dëshmive nga vendngjarja pritet të hedhin dritë mbi arsyen e mungesës së sigurisë.

Më shumë siguri në gjykata

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja vjen në një kohë kur siguria në mjediset e gjykatave shqiptare është rikthyer në qendër të debatit publik, ku kërkohet mbrojtje e trupës gjyqësore dhe forcim i infrastrukturës së kontrollit në institucionet e drejtësisë.

Në një reagim zyrtar, trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë e cilësoi ngjarjen sinjal alarmi për sigurinë e gjyqtarëve në vend dhe mënyrën se si ata ushtrojnë funksionin e tyre.

Kryeministri Edi Rama tha se "tragjedia kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila, përveçse sipas ligjit kërkon pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit”.

Ndërsa ministrja e Brendshme Albana Koçiu sqaroi se "forcat e Policisë së Shtetit, në bazë të ligjit, nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave”.

Reagime pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

Ngjarja solli reagime të menjëhershme nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare.

Presidenti Bajram Begaj e cilësoi vrasjen si "akt të patolerueshëm” dhe "sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë”. "Ky është një atentat ndaj vetë sistemit, tek i cili mbështetet paqja sociale” – shkroi Begaj në reagimin e tij. 

"Kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje” – shkroi kryeministri Rama në platformën X.

Edhe kreu i opozitës, Sali Berisha e cilësoi ngjarjen "një akt kriminal që duhet dënuar maksimalisht”.

OSBE: "Sulm ndaj shtetit të së drejtës”

Në një reagim zyrtar, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi me forcë sulmin ndaj gjyqtarit Kalaja, duke i cilësuar sulmet kundër gjyqtarëve "si sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike”.

"Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor"- u tha në reagim./DW

Të fundit