Flash News

E-TJERA

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, jehonë në mediat ndërkombëtare

Vrasja e gjyqtarit të Apelit, jehonë në mediat

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë ka tronditur jo vetëm opinionin publik shqiptar por edhe atë të huaj. 

Ngjarja ka bërë bujë dhe në mediat ndërkombëtare të cilat kanë raportuar krimin e rëndë të regjistruar këtë pasdite. 

The GuardianAP News, dhe Ballkan Insight kanë raportuar ngjarjen ndërsa vendosin ndër të tjera në pikëpyetje sistemin e sigurisë në institucionet e drejtesisë në vendin tonë, se si është e mundur që të futet aq lehtë një person i armatosur gjatë një seance gjyqësore. 

Gjithashtu mediat shkruajnë se pas ndryshimeve gjyqësore të nisura në vitin 2016 me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së, dhjetëra mijëra çështje në Shqipëri janë vonuar për vite me radhë.

Sakaq lidhur me rastin kanë reaguar edhe institucione të tjera, të cilat kanë bërë thirrje që Shqipëria të rrisë sigurinë e trupës gjyqësore.

Të fundit