Flash News

E-TJERA

Vrasja e Grei Bihucit në Fier, lihen në burg dy kushërinjtë Muka

Vrasja e Grei Bihucit në Fier, lihen në burg dy kushërinjtë

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për dy të rinjtë, Florian dhe Klajdi Mukën., të akuzuar si autorët e ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë në qendër të qytetit, ku mbeti viktimë 19- vjeçari Grei Bihuci dhe u plagos shoku i tij, Olsi Serjanaj.

Florian Muka dhe Klajdi Muka akuzohen për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese në bashkëpunim.

Kujtojmë se 18-vjeçari Florjan Muka ra në prangat e policisë pasi goditi për vdekje me thikë në qendër të qytetit Grei Bihucin, i cili nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe plagosi 20- vjeçarin Olti Serjanaj, i cili ndërhyri për të shuar sherrin.

Konflikti i nisur në rrjetet sociale përfundoi në përleshje fizike duke shkaktuar një viktimë. Ngjarja e rëndë ka shokuar gjithë opinionin publik e veçanërisht komunitetin fierak, të cilët e kanë nderuar 19-vjeçarin me homazhe në vendin e ngjarjes.

 

Të fundit