Flash News

E-TJERA

Vrasja e ish-deputetit, Hajdarmataj: Mund të parandalohej, policia shqiptare është kthyer në postier

Vrasja e ish-deputetit, Hajdarmataj: Mund të parandalohej, policia

Vrasja e ish-deputetit të LDK-së dhe njëherazi ish-kreu i komunës Velipojë, Pashko Ujka, mbetet një vrasje në rrethana misterioze. Teksa policia ka ngritur disa pista të mundshme hetimi, ish-drejtori i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj, ia adreson fajin policisë.

I ftuar në Report Tv, Hajdarmataj sqaroi se në rast se viktima kishte pasur probleme në të shkuarën dhe i ishte rrezikuar jeta nga atentate, është detyra dhe përgjegjësia e policisë që duhet të kishin marrë  masa për ta parandaluar.

Ndër të tjera, ish-drejtori i  policisë shtoi se policia aktuale është kthyer në një postier që harron të merret me krimet.

"Jemi në një situatë që aktualisht po dominon krimi. Këto kohët e fundit jemi mësuar, kemi parë ngjarje që ndodhin tamam të tipit mafioz. Deri në këto rrethana, unë do ta konsideroj mafioze, se autori ka qenë i sigurt me veprimet e tij. Pistat e hetimit mund t’i ngremë mbi të kaluarën e viktimës,  i kujtojmë të shkuarën, duke i bëjmë një farë penalizmin të ndjerit, pa pasur gjë në dorë. Nëse ka pasur konflikte, ku është policia?! Policia duhet të jetë prezentë, në aksion. Nuk mund të dalim e të bëjmë kronologjinë e viktimës. Pasi këto pista na bëjnë me dije se ka pasur problematike, por nëse i është rrezikuar jeta e ka pasur atentate dhe më parë ku është policia për të parandaluar ngjarje të tilla. Këtu është faji i plotë i policisë për sa i përket punës për parandalim. Policia duhet të jetë më prezentë në thithjen dhe përpunimin e informacioneve. Nëse ka një punë të mirëfilltë mendoj se kjo ngjarje shkon drejt zbardhjes. Policia nuk monitoron territorin. Policia shqiptare është kthyer në postier, dhe harron të merret me krimet. Nuk është e vëmendshme në kontrollin e territorit", tha Hajdarmataj.

 

Të fundit