Flash News

E-TJERA

Vrasja e ish-deputetit në Shkodër, arrestohen dy autorët e dyshuar

Vrasja e ish-deputetit në Shkodër, arrestohen dy autorët e

Dy persona janë arrestuar si autorët e dyshuar të ekzekutimit të ish-deputetit dhe ish-kreut të komunës Velipojë, Pashko Ujka, i cili u vra katër ditë më parë.

Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola janë dy të ndaluarit si autorë të dyshuar në ekzekutimin e Ujkës. Dyshohet se Kola ka ndihmuar Kelmendin dhe ka dijeni mbi ngjarjen.

Pashko Ujka u ekzekutua mbrëmjen e 29 Nëntorit në Shkodër teksa ishte duke u kthyer në banesën e tij. Dyshohet se mbi të është qëlluar me armë tip silenciator. Ai mori një plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.

Pashko Ujka ka shërbyer si deputet ndërsa në vitin 2011 mori drejtimin e Komunës së Velipojës.

Të fundit