Flash News

E-TJERA

Vrasja e ish-drejtorit të OST në 2016, dënohet me burg përjetë Dorjan Keqi

Vrasja e ish-drejtorit të OST në 2016, dënohet me burg

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg përjetë Dorjan Keqin, i cili ishte vënë nën akuzë si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun, Saimir Jaku, ngjarje e ndodhur në vitin 2016-të në Rrëshen.

42-vjeçari nga Kruja u gjet fajtor për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Keqi ka mohuar të ketë lidhje me krimin, duke refuzuar që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë në këmbim të lehtësimit të pozitave penale.

Organi i akuzës përmes provave shkencore arriti të zbardhë ngjarjen pas 7 vitesh nga vrasja e zyrtari të OST në Rrëshen, duke provuar fajësinë për Dorjan Keqin.

Të fundit