Flash News

E-TJERA

Vrasja e ish-efektivit Malko, babai: Pse policia nuk ka kapur ende autorët

Vrasja e ish-efektivit Malko, babai: Pse policia nuk ka kapur ende autorët

Është zbardhur dëshmia e babit të Santiago Malkos të dhënë ditën e sotme para trupës gjykuese. Mësohet se babi i ish-efektivit 27-vjecar, ka thënë se lajmin e ka mësuar nga televizioni, dhe ka reaguar i indinjuar se përse policia ende nuk ka arrestuar autorët.

 “Pse uniformat blu nuk i kanë kapur autorët. Une nuk kam pasur dijeni që djali im të kishte konflikte me ndonjë person. Nuk njoh asnjë nga personat e dyshuar,” është shprehur babai.

Në seancë nuk është paraqitur bashkëshortja e viktimës Dea Malko, e cila sipas policisë është larguar jashtë vendit.

Kujtojmë që në kërkim për këtë çështje janë Leonard Duka, 33-vjeç; Erlis Duka, 29-vjeç; Ilir Selmani, 34-vjeç; Oltian Loga, 38-vjeç; Dritan Agaj, 38-vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42-vjeç Aleksdandër Maxhaku, 37-vjeç; Xhoni Nica, 24-vjeç.

Të fundit