Flash News

E-TJERA

Vrasja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, familjarët kërkojnë 1 mln euro dëmshpërblim

Vrasja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, familjarët kërkojnë 1 mln

Familja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, kërkon 1 milion euro dëmshpërblim dhe jo 30 milionë nga sa është kërkuar më herët për vrasjen e tij.

Dëmshpërblimi kërkohet nga drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Ministrisë së Brendshme, pasi sipas familjarëve, Cuku është vrarë për shkak të detyrës dhe për shkak të neglizhencës që ka treguar shteti ndaj tij.

Kujtojmë se familjarët kërkonin nga institucionet shtetërore t’i dëmshpërblejnë për dënimin pasuror dhe jopasuror që iu ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre,

Atentati ndaj Artan Cukut u krye në vitin 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë. Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli.

Të fundit