Flash News

E-TJERA

Vrasja e ish-policin në Vaun e Dejës, si nisi hasmëria që ka lënë pas 5 viktima

Vrasja e ish-policin në Vaun e Dejës, si nisi hasmëria që ka

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e një nate më parë në fshatin Paçram të Vaut të Dejës ku u vra me armë zjarri Frrok Lleshaj, 65 vjeç.

Ka qenë një prej banorëve që ka konstatuar trupin e 65 vjeçarit pa shenja jete dhe ka lajmëruar bashkëshorten e tij, e cila më pas ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes.

Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri më tani.

Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim vitet ’90 ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një shtetas tjetër nga Puka.

Gjithçka nisi në vitin 1991 kur djali i 65 vjeçarit u vra në Greqi.

Asokohe u tha se të riun e vrau policia greke në rrethana që nuk dihen por familja e Frrok Lleshaj dyshonte se kishin gisht në këtë ngjarje kushërinjtë e tij.

Kështu pak vite më vonë ka dyshime të forta se 65 vjeçari mori gjakun e djalit të tij duke vrarë kështu kushëririn Dodë Lleshaj.

Pavarësisht dyshimeve dhe akuzave, Frrok Lleshaj nuk e pranoi asnjëherë autorësinë e kësaj ngjarje.

Ndërkohë një tjetër konflikt lindi me një familje nga Puka.

Frrok Lleshaj qëlloi për vdekje një person tjetër, ngjarje të cilën e pranoi në gjykatë dhe për të cilën u dënua me 25 vite burg.

Nga këto dy hasmëri të vjetra dhe ende të pambyllura, mbetet i vrarë edhe vëllai i Frrok Lleshaj.

Të fundit