Flash News

E-TJERA

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, dënohet me 25 vite burg Blendi Teta

Personi i vetëm i arrestuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Blendi Teta, është dënuar me 25 vite burgim.

GJKKO e mori sot vendim, pas 12 seancash të shtyra për të dhënë verdiktin e Tetës. I dënuari akuzohet për vrasje të kryer në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal.

Teta është arrestuar fillimisht pas dyshimeve për akuza të moskallëzimit të krimit dhe për veprime që pengojnë autoritetet në zbardhjen e ngjarjes. Akuza e Tetës ndryshoi në vrasje dhe dosja e tij u hetua ndarazi nga të dyshuarit e tjerë.

Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me 10 plumba. Malko ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, i përfshirë në sherrin e Bllokut në 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe të plagosur Martinaj bashkë me Elio Haton.

Të fundit