Flash News

E-TJERA

Vrasja e Joy Ayokos, zbardhen detaje nga letërporosia për autoritetet e Kenias

Vrasja e Joy Ayokos, zbardhen detaje nga letërporosia për autoritetet

Autoritetet keniane kanë nisur përgatitjet e përgjigjes për letërporosinë që Prokuroria shqiptare i dërgoi lidhur me vrasjen e Joy Ayokos.

Drejtoria e Hetimeve Penale të INTERPOL Kenias ka kontaktuar nënën e Joyt, Ruth Abongo dhe i kanë kërkuar raportin e vdekjes së Joyt për llogari të autoriteteve shqiptare. Mësohet se Ruth e ka dërguar raportin tre ditë më parë.

Përveç raportit të vdekjes së Joyt në letërporosi autoritetet shqiptare kanë kërkuar edhe marrjen në pyetje të nënës së Joyt, motrës dhe vëllait të Joyt dhe shoqes së Joyt në Kenia.

Shoqja e viktimës, Emily Mutua i ka thënë motrës së Joyt autorin e vrasjes së 22-vjeçares dhe për këtë arsye do të pyetet edhe motra e Joyt.

Të fundit