Flash News

E-TJERA

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, nën hetim edhe miku i autorit të dyshuar, çfarë dëshmoi

Vrasja e Kevin Muharremit në Itali, nën hetim edhe miku i autorit

Një tjetër person është vënë nën hetim për vrasjen me armë zjarri të 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, ngjarje që ndodhi më 14 shkurt në Montecalvoli, të Italisë.

Mediat vendase shkruajnë se vrasësi i dyshuar, 20-vjeçari shqiptar Renato Xyke, është lënë në burg. Një 18-vjeçar që ishte në makinë me të gjatë të shtënave ka dëshmuar rreth ngjarjes.

Sipas hetimeve, i riu pranoi se kishte parë vrasjen nga sedilja e pasagjerit në Range Rover Evoque të drejtuar nga Xyke, por deklaroi se nuk e dinte se shoku i tij mbante armë, një Beretta gjysmë-automatike kalibri 7.65, e cila u gjet më vonë pranë shtëpisë së të arrestuarit në Montecalvoli.

18-vjeçari është nën hetim për bashkëpunim në vrasje me dashje. Në sediljen e pasme të mjeti ndodhej edhe një i mitur.

Ngjarja ka ndodhur pasi të rinjtë, pas një debati në pub-in Capanne, u takuan në Viale della Repubblica. Një përplasje midis makinave u shndërrua në një grindje që përfundoi tragjikisht me vdekjen e Muharremit, i cili u qëllua të paktën tre herë në Fiat Doblò ku ndodhej me shokët.

Sot në Arezzo, Xyke u arrestua nga policia e trafikut në autostradë së bashku me familjen e tij. Gjykatësi hetues konfirmoi arrestimin dhe urdhëroi vazhdimin e paraburgimit.

Të fundit