Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klaudio Prendit, dosja kalon në kompetencat e SPAK

Vrasja e Klaudio Prendit, dosja kalon në kompetencat e SPAK

Dosja e vrasjes së Klaudio Prendit ka kaluar në kompetencat e Prokurorisë së Posaçme.

SPAK do të hetojë vrasjen e 27-vjeçarit i cili u ekzekutua me silenciator në zonën e Xhamllikut.

Ka dyshime se autorët i përkasin një grupi të strukturuar kriminal. Mjeti i përdorur nga autorët rezultoi të ishte i vjedhur.

Dyshohet se Prendi ka pasur konflikte për një borxh prej 15 mijë euro.

Të fundit