Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klaudio Prendit ende pa autor, policia shoqëron disa persona

Vrasja e Klaudio Prendit ende pa autor, policia shoqëron disa persona

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në lidhje me vrasjen e Klaudio Prendit.

Mes të shoqëruarve ka dyshime se mund të jenë edhe autorë ose porositësit e vrasjes mafioze. Personat e shoqëruar janë lënë të lirë, pasi ende nuk ka prova ndaj tyre.

Klaudio Prendi u ekzekutua më 19 nëntor kur sapo kishte hyrë në mjetin e tij. Ngjarja ndodhi në rrugën Xhanfize Keko në afërsi të një restoranti, ku Prendi ishte me disa miq.

Autorët e qëlluan me silenciator brenda mjetit. Në ditët e fundit, viktima ishte pasur konflikte me disa person për një shumë parash të marra borxh.

Të fundit