Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës, Ambasadori italian: I trishtuar, pro protestave paqësore

Vrasja e Klodian Rashës, Ambasadori italian: I trishtuar, pro protestave
Foto ilustruese nga protesta

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka reaguar për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasdori thotë se ndihet i trishtuar, ndërsa shtoi se beson se drejtësia do të vihet në vend.

Kryediplomati italian u shpreh pro protestave dhe kundër dhunës. Kështu funksionin në demokraci, shtoi ai.

“I trishtuar nga ngjarjet e ditëve të fundit. I gjendem pranë familjes së Klodian Rashës dhe jam i sigurt se drejtësia do të vihet në vend. Vrasja e të riut reflektoi revoltë tek qytetarët, të cilët nuk kursyen as konfrontimet fizike me punonjësit e Policisë së Shtetit në dy ditë protestë", shkruan ai.

Të fundit