Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës/ Ish-efektivi dënohet me 15 vite burg, do kryejë vetëm 10

Vrasja e Klodian Rashës/ Ish-efektivi dënohet me 15 vite burg, do

Gjykata ka dhënë vendimin për ish-efektivin e Shqiponjave Nevaldo Hajdarajn që vrau Klodian Rashën. Ai u dënua me 15 vite burg, por do të kryejë vetëm 10 vite, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur dënimi me 1/3

Ngjarja ndodhi më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Vrasja e 25-vjeçarit solli reagim të gjerë në debatin publik dhe u pasua nga protesta disa ditore në shumë qytete të vendit.

Hajdaraj dëshmoi se kishte qëlluar, pasi pretendoi se kishte parë se Rasha kishte armë. Sipas tij, 25-vjeçari nuk i ishte bidnur thirrjeve për të ndaluar dhe kishte vrapuar. Nga hetimet rezultoi se Rasha nuk kishte armë me vete.

Familjarët e ketij të fundit kanë kërkuar që të vendoset drejtësi. Ndërkohë që Hajdaraj iu ka këkruar falje për humbjen që iu ka shkaktuar.

I ati i 25-vjeçarit, Qazim Rasha foli i revoltuar para gazetarëve, duke theksuar se nuk ka shpresë te drejtësia. Ai falenderoi mediat për punën e bërë dhe të gjithë qytetarët që u ngritën në protesta pas vrasjes së të riut. Rasha u shpreh kundër gjykimit të shkurtur, ndërsa e cilësoi vrasjen e djalit të tij, një makabritet.

“Dua t'ju falënderoj ju nga zemra për punën fisnike që keni kryer që nga dita e parë deri tek dita e sotme. Falë jush shumë gjëra morën rrugë, pavarësisht inskenimeve që u munduan me të gjitha format. Falënderoj çdo person që ka trokitur në derën time nga dita e parë deri sot në ditën e 216, falënderoj çdo qytetar që mbushën sheshet. Ardhja ime që nga dita e parë ka qenë jo krejt pa domethënie.

Ishte një makabritet që e kreu një sekt që çdo lloj epiteti mund të vendosësh vetëm epitetin njeri jo. Ai për të cilin paguan taksa, një lloj huligani, padrejtësisht vret një djalë i ri në rrugicën e shtëpisë së vetë.  Si mund ta quash drejtësi, kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të lapsit i jep gjykimin e shkurtuar. Mendoj dhe besoj tek drejtësia e re që po ngrihet. Unë e kam kërkuar drejtësinë që ditën e parë, por me këtë lloj drejtësie nuk besoj se mund ta gjej as unë, askush”, deklaroi Qazim Rasha.

Të fundit