Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës/ Jepet masa e sigurisë për 24 protestues, lihen në burg 11 prej tyre

Vrasja e Klodian Rashës/ Jepet masa e sigurisë për 24 protestues,
Foto ilustruese

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 24 të ndaluar në protestën për vrasjen e Klodian Rashës.

Për 11 persona është dhënë masa e sigurisë "arrest me burg", ku për 6 prej tyre është dhënë me afat deri më 24 dhjetor ndërsa për 5 personat e tjerë, është dhënë pa afat.

Gjykata ka dhënë “arrest në shtëpi” për 4 masa sigurie, kurse 10 masa u dhanë “detyrim paraqitje”.

Seanca e sotme ka qenë maratonë, pasi ka nisur prej orës 09.00 dhe ka përfunduar pak momente më parë.

Të fundit