Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës, Lleshaj pas dorëheqjes: Kam humbur vetë një fëmijë, e kuptoj dhimbjen

Vrasja e Klodian Rashës, Lleshaj pas dorëheqjes: Kam humbur vetë

Sandër Lleshaj, ka folur mbi vendimin për dorëheqjen e tij si ministër i Brendshëm, pas vrasjes së Klodian Rashës, shoqëruar prej dy ditësh edhe me protesta në Tiranë e në vende të tjera.

I ftuar në ‘Opinion’, Lleshaj shprehu keqardhjen për familjen që humbi djalin dhe tha se e kuptonte çfarë do të thoshte humbja e një fëmije, pasi e ka përjetuar vetë një fatkeqësi të tillë.

“Qëllimi është i thellë moral. Unë kam pasur fatin e keq që ta kuptoj vetë se çfarë do të thotë humbja e një fëmije. Nuk e kam treguar, por e kam përjetuar vetë. Dhe jam shumë i prekur nga fakti që një familje shqiptare me shumë dinjitet ka humbur një fëmijë për veprimin apo mos veprimin të një punonjësi të Policisë së Shtetit. Ky është motivi që më ka shtyrë drejt këtij hapi. Por unë e kam përmendur në intervistat e mia që kam marrë postin e kam menduar dorëheqjen dhe kjo është shumë normale”, u shpreh Lleshaj.

Të fundit