Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës, policia e pranon: Raportuam gabim, arma nuk i përkiste të ndjerit

Vrasja e Klodian Rashës, policia e pranon: Raportuam gabim, arma nuk i

Gentian Mullai, zëdhënësi i Policisë së Shtetit në një intervistë për Dosja.al me Fjola Graçin deklaroi për herë të parë se informacioni i dhënë se arma e gjetur në vendngjarje i përkiste Klodian Rashës nuk ishte i saktë.

Ai sqaroi se arma u gjet, por nuk i përkiste të ndjerit Rasha, por policia e tha informacionin e gabuar pa bërë verifikimet e nevojshme.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Klodian Rasha, Policia e Shtetit ka dhënë 2 informacione. Informacionin paraprak në momentin që ka ndodhur ngjarja, 30 minuta më vonë, i mbledhur nga informacionet e para në vendngjarje si për çdo ngjarje tjetër. Informacion i mbledhur nga punonjësit e Policisë në vendngjarje.

Punonjësit e Policisë na kanë thënë që ka ndodhur 'kështu, kështu' dhe ne kemi dhënë njoftim. Disa orë më vonë gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri.

Policia ka dhënë një njoftim se është gjetur një armë zjarri. Të vetmin gabim që kemi bërë ne, është se arma i përkiste të ndjerit Klodian Rasha. Por ne e dhamë këtë informacion bazuar në informacionin paraprak që morëm nga punonjësi i Policisë,”- tha Mullai.

Klodian Rasha u qëllua dy herë nga efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj pak pas mesnatës më 8 dhjetor të  2020 duke mbetur i vdekur në vend. Sipas njoftimit të policisë as kohe u riu u qëllua pas  nuk ju bind urdhrit të policit për të ndaluar.

Të fundit