Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës, prokuroria: Do verifikojmë nëse polici njihej me viktimën

Vrasja e Klodian Rashës, prokuroria: Do verifikojmë nëse polici

Prokuroria e Tiranës do të kryejë një verifikim të fundit përpara mbylljes së hetimeve ndaj policit Nevaldo Hajdaraj për të mësuar nëse njihej më parë apo jo me viktimën Klodian Rasha.

Për të zbuluar përfundimisht motivin e vrasjes së Rashës nga polici Nevaldo Hajdaraj, prokuroria do të pyes shokë të viktimës pasi ka inidice se viktima dhe polici njiheshin me njëri-tjetrin. Sipas dosjes së vrasjes së Klodian Rrashës, në orët e fundit të këtij hetimi,çështja është në fazën e zbulueshmerisë së motivit.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra në orët e para të 8 dhjetorit pak metra nga shtëpia e tij në kryeqytet, ngjarje që u pasua me protesta të zhvilluara për 7 ditë me radhë nga qytetarët që kërkonin drejtësi, ndërsa u dorëhoq nga posti i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Efektivi i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj i cili qëlloi për vdekje me armën e shërbimit Klodian Rashën më herët ka shprehur pendesën për vrasjen e të riut.

 

 

Të fundit