Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria jep pretencën për ish-efektivin, sa vite burg kërkon

Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria jep pretencën për
Nevaldo Hajdaraj, Klodian Rasha

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës.

Organi i akuzës ka kërkuar 20 vjet burg, por me gjykim të shkurtuar mbeten 13 vite e 4 muaj. Hajdaraj akuzohet për “vrasje me dashje”.

Ngjarja ndodhi më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Vrasja e 25-vjeçarit solli reagim të gjerë në debatin publik dhe u pasua nga protesta disa ditore në shumë qytete të vendit.

Hajdaraj dëshmoi se kishte qëlluar, pasi pretendoi se kishte parë se Rasha kishte armë. Sipas tij, 25-vjeçari nuk i ishte bidnur thirrjeve për të ndaluar dhe kishte vrapuar. Nga hetimet rezultoi se Rasha nuk kishte armë me vete.

Familjarët e ketij të fundit kanë kërkuar që të vendoset drejtësi. Ndërkohë që Hajdaraj iu ka këkruar falje për humbjen që iu ka shkaktuar.

Të fundit