Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodianit/ Berisha: Rama bëri zgjidhje kanunore, George Floyd shqiptar është Enea Ftoi

Vrasja e Klodianit/ Berisha: Rama bëri zgjidhje kanunore, George Floyd

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin e qeverisë për ta quajtur vrasjen e Klodian Rashës një aksident. Berisha tha se ky është një poshtërim, ndërsa shtoi se pensioni i lidhur nga Rama për familjen Rasha është një zgjidhje kanunore.

 “Kjo është një zgjidhje kanunore. Edvin Kristaq Xhelati ka bërë një zgjidhje kanunore. Në kanun, gjaku ose merret, ose paguhet me para. Xhelati kësaj radhe vendosi të paguajë me para gjaku. Ai ka kryer një vrasje për së dyti të viktimës.

Nuk mund të shpallësh aksident vrasjen me dy plumba, se u ke dhënë mundësi të gjithëve që të bëjnë vrasje dhe ta shpallin si aksident. Me këtë, Edi Rama ka poshtëruar çdo shqiptar,” tha Berisha.

Ky i fundit deklaroi në "Çim Peka LIVE" se George Floyd shqiptar nuk është Klodian Rasha, por Enea Ftoi, i riu rom që vdiq nga dhuna policore në Korçë. Pavarësisht vdekjes së tij, prokuroria pushoi akuzat ndaj policëve.

“Klodian Rasha nuk është George Floyd. Enea Ftoi është George Floyd shqiptar. Askush nuk çau kokën për të vetëm pse ishte rom. Racistët shqiptarë e mbytën në komisariat dhe e nxorën veten të pafajshëm. Në shtetin policor, policia ka pasion vrasjen,” tha Berisha.

 

Të fundit