Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodjan Rashës vë në lëvizje organet e drejtësisë, takim urgjent në Prokurorinë e Tiranës

Vrasja e Klodjan Rashës vë në lëvizje organet e
Foto Ilustruese

Organet e drejtësisë janë vënë menjëherë në lëvizje pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga efektivi i policisë, duke shkaktuar kështu revoltë dhe zemërim tek qytetarët.

Mësohet se, në këto momente po zhvillohet takim në Prokurorinë e Tiranës, mes kryesueses së kësaj prokurorie, Elisabeta Imeraj, Drejtorit të SHÇBA, prokurorit Ardian Braho (njëheraz drejtues i grupit hetimor) dhe strukturat e tjera hetimore, për analizimin me detaje të ngjarjes.

Ndërkohë, Prokuroria ka dërguar në Gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për policin që qëlloi mbi të riun N. H. Organet e drejtësisë po vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë, që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Të fundit