Flash News

E-TJERA

Vrasja e krahut të djathtë të Ervis Martinajt, GJKKO merr vendimin për Ilir Selmanin

Vrasja e krahut të djathtë të Ervis Martinajt, GJKKO merr

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 35 vite burg 2 të pandehurit në dosjen e vrasjes së ish-policit Santiago Malko në verën e 2019-ës në Tiranë.

 GJKKO dënoi me 28 vjet burgim për Ilir Selmanin.

Ndërsa 7 vite burgim gjykata dënoi Elvis Gaçajn.

Ndaj tij janë ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje në disa raste dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Ndërsa Selmani akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e ish efektivit.

Më herët për këtë ngjarje, si bashkëpunëtor në vrasje është dënuar edhe shtetasi Blendi Teta.

Si ndodhi ngjarja e 2019-ës?

Malko ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip “BMW X5”, kur një furgon me ngjyrë të bardhë i ka zënë pritë e ndërsa dy persona e qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një automjet tip “Mercedez Benz”. Ish-polici për pasojë ka humbur drejtimin e mjetit që është përplasur me murin e një lavazhi.

Më pas atentatorët i janë afruar automjetit të Malkos, për të qëlluar ish-efektivin me plumb në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Pak orë pas ekzekutimit mafioz, në një makinë të djegur në Ferraj  u gjet edhe një armë e llojit kallshnikov, që dyshohet se u përket autorëve.

Vrasja e krahut të djathtë të Ervis Martinajt, GJKKO merr

Lidhja e Malkos me Martinajn

26-vjeçari” ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si “bosi” i lojërave të fatit. Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit të 2018-s, kur ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu, ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, nga ku u tërhoq vullnetarisht.

Të fundit