
Flash News
Letoni-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, barazohet rezultati
New York Times: Afera “Shtabi i Përgjithshëm” i Beogradit ka tronditur edhe Amerikën
Lëndohet një nga futbollistët kryesorë të Kombëtares para ndeshjes me Letoninë
Policia Rrugore e Vlorës arreston 16 shoferë
Pse Blendi Kajsiu analizon ‘berishizmin’ në epruvetë, jo atë në jetë?
Vrasja e Kristian Markut/ Zbulohet plani i mirëmenduar nga persona me përvojë nga bota e krimit
Dëshmitë dhe provat grafike të sjella ekskluzivisht nga emisioni “Në Shënjestër” për publikun kanë ndihmuar policinë në identifikimin e mjetit të përdorur në vrasjen e Kristian Markut i cili u ekzekutua mbrëmjen e 13 janarit 2025, në autostradën pranë fshatit Novoselë, Vlorë, K në një atentat të mirëorganizuar me armë zjarri
Përveç përfshirjes në konfliktin e përgjakshëm mes dy fiseve, Kristian Marku kishte edhe probleme me ligjin, i përfshirë në disa aktivitete kriminale gjatë viteve të fundit.
Por ekzekutimi i tij, mënyra e organizimit dhe përdorimi i makinës së djegur me targa të vjedhura, lë të kuptohet se atentati nuk ishte vetëm pjesë e një hakmarrjeje primitive, por një plan i menduar me kujdes dhe ekzekutuar nga individë me përvojë.
Viktima ishte pjesë e një konflikti të përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi, një sagë hakmarrjeje e gjatë me rrënjë në Rrëshen dhe degë në Europë.
Hetimet e policisë zbuluan se atentatorët përdorën një Volkswagen Golf 5, ngjyrë e zezë, që u gjet i djegur vetëm pak minuta pas vrasjes, në afërsi të fshatit Panaja, Vlorë.
Fillimisht nuk u identifikua dot numri i shasisë, por me rikqyrje u zbulua se makina ishte prodhuar në vitin 2004 dhe kishte hyrë në Shqipëri nga Kosova.
Sipas Interpol Lubjana, automjeti ishte në pronësi të një shtetasi nga Podujeva e Kosovës, J.B., ndërsa përdorej nga i vëllai, E.B., banues në Slloveni.
Sipas dëshmisë së E.B., makina ishte blerë në nëntor 2022 në Maribor të Sllovenisë për 1200 euro dhe u soll në Kosovë.
Më pas, makina iu shit për 1700-1800 euro një shtetasi nga Kukësi, të quajtur Erald Cenaj, i cili, sipas E.B., kishte kërkuar automjete të tipit Golf dhe Touran për t’i marrë pa dokumente noteriale.
Transaksioni u bë përmes komunikimit në WhatsApp, me porosi për dorëzim në pikën kufitare të Morinës. Automjeti u dorëzua nga J.B., i cili mori pagesën dhe i dërgoi të vëllait paratë, targat dhe dokumentet përmes linjës së autobusëve Kosovë–Slloveni.
“Më datë 4 Dhjetor 2022, unë i dërgova Eraldit në numrin e tij në whats app, që unë e kisha të regjistruar ‘Shqipnia’, disa foto të makinës ‘Golf’ që nuk kishin targa. Pasi pa fotot Eraldi më telefonoi duke më pyetur për gjendjen fizike të makinës.
Pasi biseduam për detajet, ramë dakord që ai ta blinte makinën për shumën 1700-1800 euro dhe makinën t’ia sillja deri në pikën e kalimit kufitar të Morinës, në Kukës”, thuhet në dosjen hetimore.
Vetëm dy ditë pasi i kishte dorëzuar kundrejt dakordësisë së rënë më herët makinën Eraldit, E. thotë se vëllai i tij J. i kishte sjellë nëpërmjet linjës së autobusëve Kosovë-Slloveni shumën e parave të shitjes së makinës.
Por jo më larg se disa ditë pasi Eraldi mori në dorëzim makinën ‘Volkswagen Golf’, E. thotë se ai e telefonoi dhe po i ankohej për difekte të vazhdueshme të makinës.
Ndërkohë që nga krahu tjetër, E. pasi kishte marrë targat e automjetit, kishte bërë dorëzimin e tyre te autoritetet përkatëse dhe më pas kishte bërë çregjistrimin e tyre në Slloveni
Pasi vëllai im J. më solli nëpërmjet linjës së autobusëve Kosovë-Slloveni, shumën e parave me të cilën u shit makina, si edhe targat dhe lejen e qarkullimit, disa ditë më pas Eraldi më mori në telefon dhe filloi të më ankohej për defektet e makinës.
Ndërkohë që më datë 8 Dhjetor 2022, unë dorëzova në Slloveni targat si edhe çregjistrova lejen e qarkullimit. Procedurë për të cilën disponoj edhe dokumente për këtë shërbim.
E.B. tha për grupin hetues se vetëm disa ditë pasi kishte çregjistruar në Slloveni lejen e vjetër të qarkullimit të automjetit tip Volkswagen Golf 5, ai i ka dërguar anasjelltas këtë leje Eraldit. i cili ka ardhur deri në Kosovë për ta marrë personalisht.
Gjë që ky i fundit ia ka konfirmuar E. edhe në telefon. Por ajo që ndodh në vazhdim është se E. B del se ia ka shitur makinën Volkswagen Golf 5, shtetasit Erald Cenaj nga Kukësi, pa dokumente noteriale. Ndërkohë që ai pranon se blerjen e kësaj makine në Slloveni ashtu dhe çregjistrimin e saj e ka bërë në emër të vëllait të tij J..
Unë me Erald Cenaj jam njohur që në vitin 2021, periudha kur ai ka vizituar faqen ku unë ekspozoj makinat. Unë gjithmonë automjetet Eraldit, në të gjithë bashkëpunimin tonë, ia kam shitur në këtë mënyrë, pa akte noteriale. Për makinat që i kam shitur unë disponoj edhe fotot si edhe bisedën që kam bërë me Eraldin në whats app.
Një tjetër person që u pyet në lidhje me automjetin tip Volkswagen Golf 5, që u përdor në ekzekutimin e Kristian Markut në fillimin e muajit janar të vitit 2025, ishte edhe vetë J. B.. I cili i qëndroi thënieve të vëllait të tij E. dhe pranoi se makinën ia dorëzoi në pikën kufitare të Morinës në Kukës, shtetasit shqiptar Erald Cenaj.
Me të cilin kishte komunikuar në aplikacionin Viber, dhe nga i njëjti kishte marrë edhe shumën prej 1800 euro, për automjetin që i kishte dorëzuar.
Por dëshmia më interesante që mund të hidhte sadopak dritë mbi faktin se si automjeti përfundoi në duart e atentatorëve, ishte vetë intervistimi nga grupi hetues, i shtetasit Erald Cenaj.
Ai që e mori automjetin Volkswagen Golf 5 në Morinë dhe e futi në territorin shqiptar. Erald Cenaj që tha se tregtinë e makinave të përdorura e kishte nisur që në vitin 2021. Dhe se gjatë kësaj kohe kishte blerë mjaft makina të tilla nga Fushë-Kosova, apo nga persona që i sillnin nga jashtë territorit shqiptar.
“Tregtinë e makinave të përdorura unë e kam nisur që në vitin 2021. Kryesisht nga Fushë-Kosova, apo persona që i sjellin nga jashtë. Për shitjen e këtyre makinave unë nuk përdor kontrata noteriale, por fatura shitje”, është shprehur Erald Cenaj në dëshminë e tij para grupit të hetuesve.
I pyetur në lidhje me bashkëpunimin me vëllezërit B. nga Podujeva e Kosovës, Erald Cenaj nuk mohoi që kishte njohje me ta. Por ai po kështu pohoi se nga vëllezërit kishte njohje vetëm me E., jo me J.
E., që sipas tij, nga sa i kujtohej i kishte blerë edhe një automjet Volkswagen tip Golf 5, me ngjyrë gri. Dhe një tjetër po të kësaj marke me ngjyrë të zezë.
“Nga E., me sa më kujtohet. unë kam blerë disa automjete të cilët unë më pas i kam shitur. Midis të cilëve edhe një Volkswagen tip Golf 5, me ngjyrë gri. Si dhe një tjetër po të kësaj marke me ngjyrë të zezë”, ka deklaruar Erald Cenaj para hetuesve.
Por me interes për grupin hetues ishte pikërisht makina Volkswagen Golf 5 ngjyrë e zezë që Erald Cenaj kishte blerë te E. B. Makinë e cila disa vite më pas u përdor në ekzekutimin e Kristian Markut, në fshatin Novoselë në Vlorë.
“Unë nuk e mbaj mend se kujt ia kam shitur këtë makinë. Ajo që di është se automjeti Volkswagen Golf 5, me ngjyrë të zezë, nuk i kam bërë doganë. Kurse makinave të tjera që kam blerë te E. B, u kam bërë doganë, por për asnjë prej këtyre automjeteve nuk kam bërë kontratë shit-blerje”, thuhet në dosjen hetimore referuar dëshmisë së Erald Cenaj.
Por dyshimet e grupit hetues mbetën të tilla se Erald Cenaj nuk po tregonte të vërtetën se kujt ia shiti makinën Volkswagen pasi ia bleu E. B. nga Kosova, rezident në Slloveni. Ndaj për këtë arsye, ai u mor edhe njëherë në pyetje nga grupi hetues.
Ndoshta me mendimin për të mësuar të reja të tjera lidhur mbi personat që përdorën makinën e krimit, në vazhdim.
“Shtetasi Erald Cenaj u mor sërish në pyetje, por ai tashmë nuk pranoi të flasë. Në deklarimin e tij ai tha se se do të japë shpjegime vetëm në prani të avokatit të zgjedhur nga familjarët e tij”, thuhet në dosjen hetimore për vrasjen e Kristian Markut.
Për këtë arsye më 25 Janar 2025, prokuroria e Vlorës vendosi ndalimin e shtetasit Erald Cenaj, si person i dyshuar se ka kryer veprën penale të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.
Por pavarësisht këtij dyshimi Erald Cenaj, ngriti pretendimin se E.B dhe J. B, nuk kishin asnjë dokument që të vërtetonin se automjetin Volkswagen Golf 5, ia kishin shitur atij. Çka sipas tij për pasojë nuk mund të merret i mirëqenë pretendimi i tyre sikur ata ia kanë shitur atij këtë makinë.
Erald Cenaj është shprehur se në rrethana të tilla nuk mund të konsiderohet dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, vetëm me dëshminë e dy personave të cilët, sipas pretendimit të tij, patjetër që ata do të tentojnë ta heqin nga vetja automjetin në fjalë për shkak të ngjarjes së ndodhur.
Por ajo që duket se e ngatërron edhe njëherë këtë histori është fakti se pas kontrollit të telefonit të shtetasit kosovar E. B, del se në komunikimet e tyre në whats app nuk ka dakordësi lidhur mbi shitjen e makinës, që pas disa vitesh u përdor në një krim, në atë të vrasjes më 13 Janar 2025, të 30 vjeçarit Kristian Marku.
“Nga kqyrja e bisedave telefonike nuk rezulton që E. B dhe Erald Cenaj të jenë dakordësuar me njëri-tjetrin për blerjen e kësaj makine. Si dhe nuk kanë biseduar as për çmimin e blerjes dhe as për t’ja dërguar në Shqipëri këtë automjet, sikundër E. B pretendon”, thuhet në dosje.
Po kështu sipas grupit hetues sipas kontrollit që i është bërë aparatit telefonik të E. B, del se në komunikimet që ai ka me Erald Cenaj, shfaqen vetëm disa fotografi të një automjeti. Ku E. B. i thotë Erald Cenaj që kjo është makina. Dhe ky i fundit i kthen përgjigje, që makina ka disa djegie dhe ka nevojë për lyerje. Por që në asnjë moment nuk pohon blerjen e kësaj makine.
Ndërkohë që nga kqyrja e telefonit të E. B rezulton se ai ka dhe dy thirrje pa përgjigje nga Erald Cenaj.
Që do të thotë gjithmonë sipas grupit hetues që ata nuk kanë komunikuar dot as nëpërmjet zërit, në mënyrë që të ligjëronte pretendimin e tij që ka folur me Erald Cenaj. Por edhe pse këto fakte janë kontradiktore me njëra tjetrën, ajo që bie në sy është se grupi hetues i ka ndalur kërkimet e veta vetëm te makina e krimit.
Pa arritur dot të shkojë në gjurmë të tjera, që mund ta çonin te vrasësit që qëlluan mbrëmjen 13 Janarit 2025, ndaj 30 vjeçarit Kristian Marku. Një lumë i pambarimtë gjaku që ndër vite është shtrirë jo vetëm në qytetin e vogël në veri të vendit por edhe në Evropë. Hakmarrje që deri më tani ka marrë jetë të shumta njerëzore, dhe që fundi ende nuk po i duket…/ BalkanWeb, Në Shënjestër
Të fundit


Hidhet nga lartësia e pallatit 69-vjeçari në Tiranë, humb jetën në vend
10 Qershor 2025, 22:45
"Treni Bullgar' ishte kudo", Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral në 11 maj
10 Qershor 2025, 22:22
Ekspertja: Në Shqipëri vdekjet po tejkalojnë lindjet, duhet ndërhyrë sa më shpejt
10 Qershor 2025, 22:05
Eksperti: Shqipëria në vendet e para në botë sa i takon emigracionit në raport me banorët
10 Qershor 2025, 22:00
Letoni-Shqipëri/ Mbyllet pjesa e parë, barazohet rezultati
10 Qershor 2025, 21:43
Ish-polici serb dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
10 Qershor 2025, 21:38
“Shqipëria po plaket me ritme të shpejta”, Staticienia: Gjendja është alarmante
10 Qershor 2025, 21:28
Shqipëria kalon në avantazh ndaj Letonisë, shënon Rei Manaj
10 Qershor 2025, 21:20

Vajza nga Kosova viktimë e masakrës në Austri, reagojnë familjarët: Dhimbje e madhe!
10 Qershor 2025, 21:15
Masakra brenda shkollës në Austri, Sky News: Është shteti më i armatosur në Evropë
10 Qershor 2025, 20:48
U plagos me një plumb në kokë në Itali, gjendja e ish-policit shqiptar mbetet kritike
10 Qershor 2025, 20:40
New York Times: Afera “Shtabi i Përgjithshëm” i Beogradit ka tronditur edhe Amerikën
10 Qershor 2025, 20:16
Vrasja e Bujar Nasufit/ Motorri i djegur dhe një profil ADN-je në duart e hetuesve
10 Qershor 2025, 20:02
Sulmohet me vezë eskorta e Albin Kurtit, reagon VV: Pas ngjarjes qëndron Sami Lushtaku
10 Qershor 2025, 19:45
Sfida Shqipëri-Letoni, publikohet formacioni i Kombëtares kuqezi
10 Qershor 2025, 19:34
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Robert Kote
10 Qershor 2025, 19:12
"Rokshped", perandoria e familjes shqiptare në shënjestër të prokurorisë malazeze
10 Qershor 2025, 19:00
Vajza e Bashkim Finos zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak, Braimllari nënkryetar
10 Qershor 2025, 18:38
Sa është pasuria e Dua Lipës?
10 Qershor 2025, 18:31
Si Edi Rama mbrojti delinkuenten Irena Gjoka në çdo hap
10 Qershor 2025, 18:15
Nga 1987 deri në vitin 2025, sulmet më të mëdha që kanë tronditur Evropën
10 Qershor 2025, 18:06
Lëndohet një nga futbollistët kryesorë të Kombëtares para ndeshjes me Letoninë
10 Qershor 2025, 17:45
"Ditët e fundit në Tiranë"/ Shpat Kasapi ndahet nga bashkëshortja?
10 Qershor 2025, 17:39
Kapet në Itali shqiptari me 25 kg k*kainë, 56 mijë euro cash dhe armë zjarri
10 Qershor 2025, 17:22
Sulmi i përgjakshëm në Austri, mes viktimave edhe një adoleshente shqiptare
10 Qershor 2025, 16:59
Kryenegociatori i Serbisë: Sot do të ketë takim trepalësh në Bruksel
10 Qershor 2025, 16:38
Policia Rrugore e Vlorës arreston 16 shoferë
10 Qershor 2025, 16:31
Pse Blendi Kajsiu analizon ‘berishizmin’ në epruvetë, jo atë në jetë?
10 Qershor 2025, 16:30
KAS vendos rinumërimin e kutive të dy KZAZ-ve dhe votat e diasporës të qarkut të Durrësit
10 Qershor 2025, 16:11
"Berisha më mbështet"/ Alimehmeti: Kodi Zgjedhor aktual duhet hedhur në plehra
10 Qershor 2025, 16:10
Po përgatitet për luftë? Serbia merr gati dy miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale
10 Qershor 2025, 15:50
Zjarri shkrumbon katin e dytë të banesës në Shkodër, shkak dyshohet shkëndija elektrike
10 Qershor 2025, 15:49
Vuçiç sërish nervozohet me gazetarët serbë: Çka ka me qesh për juve?
10 Qershor 2025, 15:38

Makinën e bashkisë në dispozicion të burrit, “Piranjat” çojnë në SPAK Anuela Ristanin
10 Qershor 2025, 15:19
Katy Perry-n e “sulmon” një fans në skenë në mes të këngës!
10 Qershor 2025, 15:10
AMP i arrestoi, Gjykata liron 3 inspektorët dhe nën komisarin në Kapshticë (EMRAT)
10 Qershor 2025, 14:54
Rrëfehet Erion Alibej: Si e vramë vëllain e Talo Çelës dhe Emiljano Ramazanin
10 Qershor 2025, 14:41
Nga lëkura e portokallit te bananet, zbuloni ushqimet që iu ndihmojnë me stresin
10 Qershor 2025, 14:32
Tentoi të digjte me benzinë fqinjin, arrestohet 32-vjeçari në Librazhd
10 Qershor 2025, 14:21
Propaganda ruse targetoi samitin e Komunitetit Europian në Tiranë
10 Qershor 2025, 14:05
Me k*nabis dhe kok*inë, arrestohet adoleshenti në Vlorë
10 Qershor 2025, 13:51
Berisha: Pas Edi Ramës, Altin Dumani është autori i dytë i farsës elektorale të 11 majit
10 Qershor 2025, 13:44
VIDEO/ Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë
10 Qershor 2025, 13:19

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi
10 Qershor 2025, 13:02

Ja si duhet graduar kondicioneri gjatë ditëve të nxehta
10 Qershor 2025, 12:38
Publikohen emrat e 13 kandidatëve për kreun e BKH
10 Qershor 2025, 12:23

Hysaj: E vërteta është e thjeshtë, kur zgjedhjet janë farsë, edhe “fitoret” janë pa gëzim
10 Qershor 2025, 12:08
Berisha: Aida e BKH-së raportonte çdo ditë në mëngjes tek Ardi Veliu, spiuni i Edi Ramës
10 Qershor 2025, 11:55
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Austri, raportohet për 5 viktima
10 Qershor 2025, 11:50

Gjenden 45 mijë euro në furgonin që mbërriti në Portin e Vlorës
10 Qershor 2025, 11:24
Munguan në ndeshjen me Serbinë, ‘Tifozat Kuq e Zi’ do jenë të pranishëm kundër Letonisë
10 Qershor 2025, 11:13
Berisha del nga SPAK: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje ndaj meje
10 Qershor 2025, 11:04
Ndodh sërish, dalin tezat e provimit të Gjuhë – Letërsisë
10 Qershor 2025, 10:56
A kemi nevojë për vitaminë D edhe gjatë verës?
10 Qershor 2025, 10:45
Sa do të kushtojë rinumërimi? Celibashi: Kemi kursyer para, s’do të kërkojmë fond shtesë
10 Qershor 2025, 10:39
Sali Berisha paraqitet në SPAK
10 Qershor 2025, 10:29
Rinumërimi i votave në Fier dhe Tiranë, Celibashi: Procesi nis të hënën ose të martën
10 Qershor 2025, 10:24

Bota përballet me një rënie të shkallës së lindshmërisë
10 Qershor 2025, 10:01
E rëndë në Greqi! Prindërit shqiptarë harrojnë foshnjën në makinë, vogëlushja ndërron jetë
10 Qershor 2025, 09:41
Digjet makina në autostradën Kashar-Thumanë
10 Qershor 2025, 09:23
Sot luhet sfida me Letoninë, si pritet të rreshtohet kombëtarja
10 Qershor 2025, 09:13
Më shumë luftë, më pak shpërblime, ç’do të thotë kjo për pushtimin rus të Ukrainës?
10 Qershor 2025, 08:59
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
10 Qershor 2025, 08:52
Qeveria bën gati planin: Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja si do funksionojë
10 Qershor 2025, 08:40
Rreth 27 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
10 Qershor 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2025, 08:15
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
10 Qershor 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2025, 07:45
"Ai është palaçollëk", Tare paralajmëron: Pas një shekulli s’do kemi me Spaç
9 Qershor 2025, 22:56
Rasti 'Veliaj', Lala: I pari në Shqipëri që një zyrtar ustron detyrën në arrest
9 Qershor 2025, 22:34
"Kemi fakte", Vokshi: 20 deputetë të PS janë përfaqësues të bandave
9 Qershor 2025, 22:14
Ndërron jetë legjenda e romaneve me spiunazh, Frederick Forsyth
9 Qershor 2025, 21:49
Gazetarja rrëfen sfidat e profesionit: Kur erdhi kjo maxhorancë më hoqën motrën nga puna
9 Qershor 2025, 21:41

Dy policë përfundojnë dëshminë për rastin ‘Banjska’
9 Qershor 2025, 21:14

Skype mbyllet pas më shumë se 2 dekadash
9 Qershor 2025, 20:54
Interi prezanton zyrtatrisht trajnerin e ri, Cristian Chivu
9 Qershor 2025, 20:43
Situata e inflacionit në Shqipëri/ Vijojmë të paguajmë më shtrenjtë për ushqimet
9 Qershor 2025, 20:32
Plagosja e Fatos Cenajt, hetuesit italianë dyshojnë se u qëllua nga vrasës me pagesë
9 Qershor 2025, 20:17
Letoni-Shqipëri, ndeshje pa kapitenë
9 Qershor 2025, 20:07
Banorët përplasen me IKMT-në dhe policinë në Jalë: Kjo është vrasje!
9 Qershor 2025, 19:47

Zhvillimi i befasishëm në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën
9 Qershor 2025, 19:16
Vetëplagosur me një armë gjahu 57-vjeçari në Postribë, transportohet në spital
9 Qershor 2025, 19:05
Berisha nesër në SPAK, arsyeja
9 Qershor 2025, 18:44
Loredana Brati thyen heshtjen për romancën e re të Jozit
9 Qershor 2025, 18:33

A janë gratë beqare më të lumtura se burrat beqarë?
9 Qershor 2025, 18:18

Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit
9 Qershor 2025, 17:47